Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Investim i shkuar dëm, kalben 15 mijë kuintal bostan, fermerët e Beshishtit në Vlorë: S’ka treg! Humbje të mëdha
Pamjet nga fusha e fshatit Beshisht në Vlorë janë trishuese. Mundi i fermerëve ka shkuar dëm. Rreth 50 hektarë të mbjella me bostan këtë sezon ka mbetur pa u shitur dhe po kalbet në ara. Fermerët tregojnë se nga prodhimi prej 25 mijë kuintalësh nuk është shitur as gjysma. “Nga 25 mije kuintal kemi shitur vetem 10 mije. Pjesa tjeter eshte ketu. Po kalbet. Kemi pasur kosto shumë të larta për mbjelljen, por ky vit na solli vetëm humbje. Është zhgënjyese kur sheh prodhimin të mbetet stok’, tha Maringlen Taka, investitor. Mungesa e tregut ka sjellë zhgënjim tek fermerët, duke shuar çdo shpresë për ta. Ndihma nga shteti ka munguar, ndërsa ato pak subvencione qe moren per naften, nuk mjaftojnë për te përballuar humbjet. “Këtë...