Dyshime se vdekja aksidentale mund të jetë vrasje. Shkak, parcelat me kanabis

Dyshime se vdekja aksidentale mund të jetë vrasje. Shkak, parcelat me kanabis

Mirel Çokaj, shtetasi nga Malësia e Madhe që humbi jetën në një terren të thepisur malor në Kozhnje, sipas të afërmve të tij nuk është rrëzuar në mënyrë aksidentale, siç pretendon policia, por, sipas tyre, 40-vjeçari është vrarë nga dikush atje.  Rifat Çokaj, një ish-oficer policie me banim në Amerikë, ka bindje se kushëriri i tij ruante parcelat me kanabis në një zonë të thellë të Malësisë së Madhe bashkë me 4 persona të tjerë dhe se njëri prej tyre e ka shtyrë drejt humnerës duke e vrarë Mirel Çokajn, shkruan A2.  “Mireli, në atë zonë, ka dalë për punë. Edhe policia e di se për çfarë pune. Opinioni le ta dijë se ai doli për parcelën e drogës që është mbjellë atje. Nuk e di arsyen pse policia nuk...