Burimi:
Sarandaweb.net

Foto © Sarandaweb.net
Mursia kujton viktimat e komunizmit mes dhimbjesh dhe dëshmive tronditëse – VIDEO
Në fshatin Mursi të Sarandës u përkujtuan sot viktimat dhe të internuarit e regjimit komunist. Ceremonia, e mbushur me emocione të forta, solli në kujtesën e të pranishmëve vuajtjet e panumërta të familjeve të persekutuara gjatë periudhës 1946–1990. Në këtë aktivitet të organizuar nga Partia Demokratike, morën pjesë përfaqësues të shoqatave të ish të përndjekurve politikë dhe të politikës vendore. I pranishëm ishte Simon Mirakaj, Kryetar i “Shoqatës Antikomuniste Demokrate të ish të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë”, si dhe deputeti i Qarkut Vlorë, Bujar Leskaj. Deputeti Leskaj në fjalën e tij e cilësoi fshatin Mursi simbol të demokracisë dhe qëndresës. Por zëri i dhimbjes u ngrit fuqishëm edhe nga banorët. Jorgulla Rubie, një ndër pjesëmarrëset, kërkoi që të flitej më shumë...