Pse Trump dëshiron ta rimarrë kontrollin e bazës ajrore të Bagramit në Afganistan?

Pse Trump dëshiron ta rimarrë kontrollin e bazës ajrore të Bagramit në Afganistan?

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se dëshiron që baza ajrore e Bagramit në Afganistan të kthehet nën kontrollin amerikan, në një lëvizje që mund të ringjallë përfshirjen e SHBA-së në këtë shtet dhe rikthimin e këtij aseti strategjik që u humb gjatë tërheqjes kaotike të Perëndimit katër vjet më parë. Duke folur përkrah kryeministrit britanik, Keir Starmer, më 18 shtator, Trump sugjeroi se administrata e tij po negocion me talibanët që forcat amerikane edhe një herë të marrin bazën jashtë Kabulit, e cila u braktis më 2021, pak para se talibanët të rimerrnin kontrollin e Afganistanit. Ai tha po ashtu se vendndodhja strategjike e bazës, afër objekteve bërthamore në Kinë – shtet që ndan një kufi prej 92 kilometrash me Afganistanin – e bën atë...