Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Sulmet izraelite në Gaza, 43 të vrarë ditën e sotme, dëshmitë e palestinezëve: Situatë tragjike
Të paktën 43 palestinezë janë vrarë nga sulmet izraelite në të gjithë Rripin e Gazës që ditën e sotme, raporton Al Jazeera. Ushtria izraelite paralajmëroi të premten se do të sulmonte qytetin e Gazës me “forcë të paparë”, duke u thënë banorëve të largoheshin nga jugu ndërsa vazhdon ofensivën e saj tokësore në qendrën më të madhe urbane të territorit. Por shumë palestinezë thonë se udhëtimi është tepër i kushtueshëm dhe nuk ka vend të sigurt për të shkuar. “Për disa ditë, ne jemi përpjekur të evakuohemi në jug, por nuk kemi mundur të gjejmë asnjë mjet transporti”, tha për agjencinë e lajmeve AFP Khaled al-Majdalawi, një palestinez i zhvendosur në qytetin perëndimor të Gazës. “Më në fund gjetëm një mënyrë për t’u larguar herët...