Shkelja e hapësirës ajrore të Estonisë nga Rusia, reagon Zelensky: Nuk është rastësi

Shkelja e hapësirës ajrore të Estonisë nga Rusia, reagon Zelensky: Nuk është rastësi

Në një deklaratë publike, Zelensky theksoi se ky veprim nuk është një rastësi, por pjesë e një strategjie të qartë të Kremlinit kundër vendeve të NATO-s dhe Perëndimit në përgjithësi. “Kjo nuk është rastësi. Është një fushatë sistematike ruse kundër Evropës, kundër NATO-s, kundër Perëndimit,” u shpreh presidenti ukrainas. Ai bëri thirrje për një përgjigje të përbashkët dhe të koordinuar nga aleatët perëndimorë, duke theksuar se veprimet e Moskës kërkojnë masa të forta dhe të menjëhershme. “Duhet një përgjigje sistematike. Veprime të forta janë të nevojshme, si të përbashkëta, ashtu edhe nga secili vend individualisht,” deklaroi ai. Zelensky shtoi se Rusia duhet të përballet me pasoja të rënda dhe të ndjejë “dhimbje në rritje nga presioni ndërkombëtar”, duke kërkuar intensifikimin e sanksioneve dhe izolimit diplomatik...