Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Arratiset nga burgu, shqiptari grabit dhe plagos me thikë ukrainasen në Greqi
Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në një banesë në Kasandra të Halkidikisë në Greqi. Ngjarja ka ndodhur brenda një banesë të marrë me qira në zonën e Kipsa, kur një shtetas ka hyrë brenda dhe pasi ka grabitur 2000 euro dhe një celular, ka plagosur me thikë një turiste 25-vjeçare nga Ukraina. 25-vjeçarja është transportuar e plagosur në qendrën shëndetësore të Kasandras, ku po i nënshtrohet mjekimit. Përmes fotografive, e huaja ka identifikuar autorin e dyshuar, për kapjen e të cilit ka nisur një operacion i gjerë i policisë greke. Ai është identifikuar si Ylli Shkalla, 27 vjec, nga Tirana. Ai rezulton të jetë arratisur një ditë më parë nga burgu i Kasandras në Halkidiki. Ai po vuante dënim në gjysmë...