Rusia provokon sërish NATO-n/ Avionë luftarakë mbi Estoni, reagon Von Der Leyen: Do të përgjigjemi

Rusia provokon sërish NATO-n/ Avionë luftarakë mbi Estoni, reagon Von Der Leyen: Do të përgjigjemi

Aeroplanët luftarakë rusë kanë shkelur hapësirën ajrore të Estonisë. Sipas njoftimit, tre avionë MiG-31 të Rusisë “hynë në hapësirën ajrore të Estonisë pa leje dhe kanë qëndruar aty për gjithsej 12 minuta” të premten mbi Gjirin e Finlandës. Ministria e Jashtme konfirmoi se ka thirrur të ngarkuarin me punë të ambasadës ruse për t’i dorëzuar një notë proteste. Ushtria ruse ende nuk ka dhënë një koment publik mbi ngjarjen, ndërsa në një deklaratë, ministri i Jashtëm i Estonisë, Markus Tsaka, tha se “Testimi gjithnjë e më i shpeshtë i kufijve nga Rusia dhe rritja e agresivitetit të saj duhet të përballen me një rritje të shpejtë të presionit politik dhe ekonomik”. Sipas tij, gjatë vitit 2025 Rusia ka shkelur hapësirën ajrore të Estonisë gjithsej katër...