Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Merr flakë një garazh, digjen dy automjete (Video)
Një zjarr i përmasave të mëdha ka shpërthyer pasditen e sotme në zonën e Spitallës në Durrës, duke shkaktuar panik mes banorëve dhe dëme materiale të konsiderueshme. Pamjet e publikuara nga JOQ Albania tregojnë momentin kur zjarrfikësit mbërrijnë në vendngjarje dhe nisin menjëherë ndërhyrjen për shuarjen e flakëve. Sipas dëshmive të banorëve, zjarri ka përfshirë një ndërtesë ku ndodheshin dy automjete një fuoristradë dhe një triçikël të cilat janë djegur plotësisht. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar. Shkaqet e zjarrit mbeten të paqarta, ndërsa autoritetet përkatëse pritet të japin sqarime mbi rrethanat e ngjarjes. Forcat zjarrfikëse kanë qenë në terren për të neutralizuar flakët dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit në zonë.