Ahmetaj akuzon SPAK për presion politik dhe manipulim provash: Më duan në burg me çdo kusht

Ahmetaj akuzon SPAK për presion politik dhe manipulim provash: Më duan në burg me çdo kusht

Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka shpërndarë sot për mediat një e-mail shoqëruar me dokumente, ku denoncon atë që e quan presion politik, persekutim personal dhe familjar në lidhje me çështjen “Buka Sh.a”. Ahmetaj akuzon prokurorinë se ka ndryshuar akuzat, ka fshehur prova dhe ka ndarë dosjen në mënyrë të njëanshme për të devijuar të vërtetën. Ai thotë se akuzat ndaj tij janë të sajuara dhe se me rivlerësimin e aseteve ka mbrojtur interesat e shtetit po aq sa të privatit. “Të nderuar Gazetarë, Këto dokumente që po ndaj me ju, do t’i ndaj edhe me media të tjera për t’i treguar kujtdo që është i interesuar se çfarë presioni politik, persekucioni personal, familjar po mbaj mbi supe.Dokumentet që gjeni të atashuar në këtë email kanë të...