Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Veliaj kërkon të jetë i pranishëm në mbledhjen e Këshillit Bashkiak: Nëse më shkarkoni, precedent i rrezikshëm
Erion Veliaj TIRANË-Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, i ka bërë një kërkesë Këshillit Bashkiak që mblidhet të martën për të vendosur për nisjen e procedurave për shkarkimin e tij, që edhe ai të jetë i pranishëm në këtë mbledhje. Në takimin e radhës anëtarët socialistë të Këshillit Bashkiak pritet të bëjnë kërkesën për shkarkimin e Veliajt me arsyetimin se ka munguar për më shumë se 3 muaj në krye të detyrës, duke ju referuar pikës c, neni 62 të ligjit “për vetëqeverisjen vendore”. Në lidhje me këtë pikë Veliaj sqaron se mungesa për mbi 6 muaj nuk është pasojë e vullnetit të tij, por rrjedhojë e një mase sigurie disproporcionale, për të cilën shprehet se do ta kundërshtojë në çdo instancë gjyqësore, deri...