Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
SHBA ‘rikthehet’ në Afganistan, Presidenti Trump: Do të rimarrim bazën ajrore të Bagramit
Shtetet e Bashkuara po përpiqen të rimarrin bazën ajrore të Bagramnit në Afganistan. Presidenti Donald Trump pohoi se një hap i tillë po hidhet duke pasur parasysh nevojën e grupit ekstremist për ndihmë nga SHBA-ja dhe vendndodhjen e bazës në afërsi me asetet atomike të Kinës. “Po përpiqemi ta marrim përsëri bazën e Bagramit sepse talebanët kanë nevojë për gjëra nga ne. Një nga arsyet përse e duam atë bazë është sepse ndodhet vetëm një orë larg nga vendi ku Kina prodhon armët e saj bërthamore. Pra, shumë gjëra po ndodhin“, shprehet presidenti amerikan, Donald Trump. Sinjalet e një lëvizjeje të tillë, Trump i kishte dhënë në fakt që muajin maj, kur shprehu keqardhje për humbjen e bazës së madhe, e cila ndodhet rreth 40...