Abuzimi seksual me të miturën në Elbasan, e ëma fajëson 15-vjeçaren, merr në mbrojtje partnerin e saj

Abuzimi seksual me të miturën në Elbasan, e ëma fajëson 15-vjeçaren, merr në mbrojtje partnerin e saj

Foto ilustruese ELBASAN- Policia e Elbasanit ka vendosur në pranga një 37-vjeçar, i cili akuzohet se ka përdhunuar vajzën e mitur të bashkëjetueses së tij. I arrestuari është shtetasi me iniciale B. B., i cili dyshohet për veprën penale “Mardhënie seksuale me dhunë me të mitura të moshës 14-18 vjeç”. Ai dyshohet se ka abuzuar seksualisht me 15-vjeçaren, e cila është vajza bashkëjetueses së tij.  “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan: ndaluan shtetasin B. B., 37 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Mardhënie seksuale me dhunë me të mitura të moshës 14-18 vjeç”, pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën e bashkëjetueses së tij, 15 vjeçe”, thuhet në njoftimin e policisë së Elbasanit. E mitura në prani të psikologes dhe efektivëve të policisë...