Detaje tronditëse nga abuzimi seksual i 15-vjeçares nga i dashuri i nënës, 37-vjeçari e pranon. Partnerja e tij fajëson të bijën

Detaje tronditëse nga abuzimi seksual i 15-vjeçares nga i dashuri i nënës, 37-vjeçari e pranon. Partnerja e tij fajëson të bijën

Një 37-vjeçar nga Elbasani është ndaluar nga policia pas një denoncimi për abuzim seksual nga një 15-vjeçare, vajza e bashkëjetueses së tij. E mitura në prani të psikologes dhe efektivëve të polici ka deklaruar se prej katër muajsh është abuzuar seksualisht nga partneri i të ëmës. Ky i fundit e ka pranuar aktin, duke thënë se kjo ka ndodhur me dëshirën e vajzës së mitur. Ndërkohë nga ana tjetër, nëna e vajzës ka dalë në mbrojtje të partnerit, duke akuzuar të bijën. Ndërkohë gazetarja e Top Channel Bruna Kërçyku raporton se e mitura tani është strehuar në një qendër të viktimave të trafikimit. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan ndaluan shtetasin B. B., 37 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale...