Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Konsumuan karamele me kanabis, mjeku zbulon gjendjen e motrave: E vogla erdhi me kriza, e futëm në intubim
robert rado KORÇË- 3 motra të moshave 3, 8 dhe 11 vjeç janë paraqitur një ditë më parë në gjendje të rëndë shëndetësore në repartin e pediatrisë të Spitalit rajonal të Korçës, ndërsa dyshohet se kanë konsumuar karamele me përmbajtje kanabisi. Sipas përgjegjësit të spitalit të pediatrisë në Korçë, Robert Rado, falë ndërhyrjes mjekësore, gjendja e motrave 7 dhe 11 vjeçare është e përmirësuar, ndërsa vijon të jetë e rëndë gjendja shëndetësore e vajzës 3 vjeçare, e cila për shumë orë ka qenë e intubuar. Rado tha se mbetet për t’u verifikuar se si vajzat kanë rënë në kontakt me karamelet me substancën e ndaluar, ku efektet kanë qenë shumë të rënda për 3-vjeçaren. Shefi i pediatrisë, Robert Rado: Atëherë, aktualisht gjendja e tre vajzave është...