Helmimi i tre motrave në Korçë, shefi i Pediatrisë: 3-vjeçarja në gjendje të rëndë, kanë konsumuar nga dy karamele me kanabis

Helmimi i tre motrave në Korçë, shefi i Pediatrisë: 3-vjeçarja në gjendje të rëndë, kanë konsumuar nga dy karamele me kanabis

Tre vajza të mitura, të moshës 3, 7 dhe 10 vjeç, janë paraqitur në spitalin e Korçës pas konsumimit të disa karameleve pranë një koshi plehrash, të cilat kishin përmbajtje të substancave narkotike, konkretisht kanabis. Sipas shefit të Pediatrisë, Robert Rado, vajza 3-vjeçare ka qenë në gjendje të rëndë dhe është dashur të intubohet, ndërsa dy të tjerat janë jashtë rrezikut për jetën. E vogla ka dalë nga intubimi por gjendja e saj paraqitet e rëndë. Rasti është cilësuar si i pari i këtij lloji në vend për fëmijë kaq të vegjël, ndërsa mjekët paralajmërojnë për rreziqet serioze që këto substanca kanë në moshat pediatrike. “Atëherë, aktualisht gjendja e tre vajzave është kjo. Këto ishin tre vajza të moshave të ndryshme: njëra ishte 11 vjeç,...