Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Aksident fatal në Tiranë, humb jeten i riu, plagosen dy të tjerë
Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 08:30, në dalje të Vorës, në periferi të Tiranë s. Tre automjete me drejtues shtetasit B. G., F. H. dhe F. A. janë përplasur mes tyre, duke shkaktuar pasoja tragjike. Si rezultat i përplasjes ka humbur jetën drejtuesi i njërit prej mjeteve, shtetasi Flobert Ajazi, 35 vjeç. Dy pasagjerë që ndodheshin në automjetin e tij kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar me urgjencë në spital, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.