EMRAT/ Kërkohej për tentativë vrasje, arrestohet 28-vjeçari në Tiranë! Në pranga edhe një tjetër person

EMRAT/ Kërkohej për tentativë vrasje, arrestohet 28-vjeçari në Tiranë! Në pranga edhe një tjetër person

Një 28-vjeçar, shtetasi Alban Bruçi, banues në Shkodër, ka rënë në prangat e Policisë së Tiranës, pasi ishte shpallur në kërkim për tentativë vrasje dhe armëmbajtje pa leje. Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se 28-vjeçari në momentin e ndalimit posedonte edhe një kartë identiteti false. Po ashtu, në pranga ka rënë edhe një tjetër person, shtetasi Arjan Sardi, i cili shoqëronte 28-vjeçarin në momentin e arrestimit nga Policia. Ndërkohë materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. Njoftimi i Policisë: Policia e Shtetit-Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar dhe kombëtar.  Finalizohet operacioni i koduar “Operacionalja 67”.       Kapet në rrugën “Teodor Keko” dhe vihet në pranga një 28-vjeçar...