Aksident në Fier, makina përplas kalimtarin që po lëviste me biçikletë

Aksident në Fier, makina përplas kalimtarin që po lëviste me biçikletë

Aksident në Fier, makina përplas kalimtarin që po lëviste me biçikletë Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në unazën e qytetit të Fierit. Një automjet tip “Benz”, që po lëvizte nga rrethrrotullimi i ish-parkut të automjeteve në drejtim të rrugës së Levanit, ka përplasur një qytetar që po udhëtonte me biçikletë. Si pasojë e goditjes, biçiklisti ka mbetur i plagosur dhe është transportuar menjëherë drejt urgjencës së spitalit rajonal të Fierit, ku po merr ndihmën e parë mjekësore. Ende nuk ka informacion zyrtar për gjendjen e tij shëndetësore. Policia dhe grupi hetimor mbërritën në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.