Shoferi i prokurorit të SPAK kërcënon shefin e rrugores në Elbasan, nis hetimi ndaj Mateo Ademit

Shoferi i prokurorit të SPAK kërcënon shefin e rrugores në Elbasan, nis hetimi ndaj Mateo Ademit

Një inspektor i Gardës në Elbasan është vënë nën hetim pasi dyshohet se ka kanosur për shkak të detyrës Shefin e Sektorit të Trafikut Urban. Hetimi ndaj punonjësit të Gardës së Republikës, Inspektor Mateo Ademi, njëkohësisht shofer i prokurorit të SPAK, Alfred Shehu, nisi pas kallëzimit të shtetasit Besmir Likaj, i cili ushtron funksionin Shef Sektori i Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Elbasan. Dyshohet se Shehu ka kërcënuar shefin e qarkullimit pasi ishte gjobitur teksa qarkullonte me makinën e tij private. Ngjarja ka ndodhur në mëngjes pranë postës së Elbasanit, ku Ademi i është afruar oficerit për t’i kërkuar llogari në lidhje me gjobën. Rasti është referuar në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, e cila ka nisur një hetim në gjendje të lirë ndaj inspektorit...