Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Nuk e dinim që do fliste ”Diella” sot në Kuvend/ Deputeti i PD, Cara: ”Ishte një kurth i përgatitur”
Deputeti i PD, Igli Cara i ftuar në emisionin ‘’Drejt’’ në Ora News u shpreh se opozita nuk e dinte se do fliste sot në Kuvend ministrja me inteligjencë artificiale, ‘’Diella’’. Cara: Debatet më të rëndësishme në parlament janë paraqitja e programit qeverisës dhe buxheti. Këto janë momentet më kulminante ku flitet për atë që ka bërë qeveria dhe çfarë ka në plan të bëjë. Dhe ne prisnim në fakt dhe kishte një përgatitje nga opozita, në 50 diskutime që nga 10 minuta ishin 500 minuta. Nëse do shohim se çfarë ka bërë Rama në këto vite, është një manipulator dhe mashtrues publik i paparë. Unë bie dakord pjesërisht me ju që ishte një kurth që ishte i përgatitur. Ai ishte një fjalim tallës që në...