Qeveria fal borxhet e vjetra tatimore, ja si funksionon skema e re

Qeveria fal borxhet e vjetra tatimore, ja si funksionon skema e re

Detyrimet tatimore më të vjetra se 10 vjet do të falen dhe një skemë e re e ripagimit të borxheve të 10 viteve të fundit me përqindje të reduktuara do të vihet në jetë përmes “Paqes Fiskale” 2026–2029. Në mandatin e katërt qeverisës do të çelet një kapitull i ri bashkëpunimi me sipërmarrjen shqiptare përmes marrëveshjeve disa-vjeçare të lehtësimit tatimor dhe nxitjes së deklarimeve të rregullta. Paqja fiskale do të jetë një marrëveshje midis Administratës tatimore dhe bizneseve e gjeneruar me ndihmën e Inteligjencës Artificiale, e cila shmang kontrollet tatimore, përmirëson klimën e biznesit, por nga ana tjetër garanton mbledhjen e detyrimeve tatimore. Programi qeverisës synon që deri në vitin 2029 të vijohet me politikën e taksës 0% për bizneset e vogla, si dhe të...