Korçë, tre fëmijë helmohen nga karamelet

Korçë, tre fëmijë helmohen nga karamelet

Tre fëmijë të moshave 3, 7 dhe 10 vjeç janë dërguar pasditen e së enjtes në Pediatrinë e Spitalit të Korçës për të marrë ndihmë mjekësore. Sipas të dhënave paraprake, familjarët kanë deklaruar se fëmijët kishin konsumuar disa karamele të gjetura pranë një koshi mbeturinash. Aktualisht, mjekët po ndjekin gjendjen shëndetësore të tyre, ndërsa grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes. Korçë/Informacion paraprak Rreth orës 18:15, në Pediatrinë e Spitalit të Korçës janë dërguar nga familjarët për të marrë ndihmë mjekësore 3 fëmijë, të moshave 3, 7 dhe 10 vjeç. Sipas deklarimeve të familjarëve, dyshohet se fëmijët kanë konsumuar disa karamele, të cilat i kanë gjetur në rrugë, pranë një koshi mbeturinash. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes....