Votimi i qeverisë “Rama 4”, PD kërkon anulimin e seancës parlamentare: U shkelën procedurat

Votimi i qeverisë “Rama 4”, PD kërkon anulimin e seancës parlamentare: U shkelën procedurat

Partia Demokratike nëpërmjet kryetarit të Grupit Parlamentarë Gazmend Bardhi, ka dërguar një shkresë në Kuvend, ku kërkon anulimin e seancës parlamentare ku u votua qeveria e re. Opozita thekson në shkresë, se deputetët e opozitës ishin prezent në sallë, për të ushtruar detyrën e tyre kushtetuese dhe për të diskutuar mbi programin politik dhe përbërjen e Këshillit të Ministrave. Sipas opozitës e gjithë situata kaotike në kuvend u krijuar qëllimisht nga kryeministri Rama, i cili mori kompetencat e Kryetarit të Kuvendit duke i dhënë fjalën ministres virtuale. Ky veprim prej karagjozi sipas opozitës, cënoi rëndësinë kushtetuese të seancës plenare. Sipas opozitës, salla e seancës plenare nuk mund të shndërrohet nga një Kryeministër karagjoz në një “teatër kukullash” dhe reagimi i opozitës ishte për mbrojtjen e...