Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Ndodh për herë të parë, programi dhe përbërja e Qeverisë miratohet me 82 vota pro. Seanca zgjat vetëm 25 minuta
Kuvendi ka miratuar programin e qeverisë dhe përbërjen e Këshillit të Ministrave me 82 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim. Një seancë e parashikuar maratonë, ku do të flisnin të 140 deputetët me nga 10 minuta që pritej të përfundonte të premten, ka zgjatur në fakt 25 minuta. Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, pranoi një propozim të kreut të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla dhe kaloi direkt në votim programin e qeverisë dhe përbërjen e kabinetit të Këshillit të Ministrave. Me 82 vota pro dhe asnjë kundër për shkak se deputetët e opozitës të revoltuar nga fjala që mbajti “Diella” në Kuvend, nuk morën pjesë në votim, u miratua edhe programi qeveritar. Tensionet e opozitës ku nuk munguan as hedhjet e librave të Kushtetutës...