VD- Sherr në mes të rrugës me shefin e Qarkullimit Rrugor në Elbasan, AMP nis hetimet për shoferin e SPAK (EMRI)

VD- Sherr në mes të rrugës me shefin e Qarkullimit Rrugor në Elbasan, AMP nis hetimet për shoferin e SPAK (EMRI)

momenti i videos së sherrit ELBASAN- Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në qytetin e Elbasanit, ku një shofer i Prokurorisë së Posaçme SPAK është përfshirë në një sherr verbal me Shefin e Qarkullimit Rrugor. Burime për policinë bëjnë me dije se shoferi 25-vjeçar Mateo Ademi, shoferi i Prokurorit të SPAK, Alfred Shehut është proceduar penalisht pasi ka kanosur shefin e Qarkullimit Rrugor të Elbasanit. Ai akuzohet për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”, të parashikuar nga neni 238 i Kodit Penal.  Ngjarja ka ndodhur në orët e para të paradites së sotme në qytetin e Elbasanit. 25-vjeçari, me gradën inspektor pranë Gardës së Republikës, i caktuar si shofer i SPAK, ka kanosur për shkak të detyrës shefin e Qarkullimit Rrugor pasi një muaj më parë e...