Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Shoferi i prokurorit të SPAK kërcënon me makinën zyrtare shefin e qarkullimit rrugor në Elbasan, AMP nis hetimet
Një incident ka ndodhur sot në Elbasan, ku shoferi i një prokurori të SPAK ka kërcënuar një shefin e qarkullimit rrugor në qytet, teksa ka qenë me makinën zyrtare të punës. Gardisti M.A. 25 vjeç, i cili është shofer i një prokurori të SPAK, kërcënoi shefin e qarkullimit në lidhje me një ngjarje të para disa ditëve. Bëhet fjalë për një gjobë, që gardisti M.A. kishte në Elbasan kur udhëtonte me makinën e tij private. Sot, teksa ka qenë me makinën zyrtare të punës, gardisti ndaloi para shefit të qarkullimit rrugor Elbasan dhe e kërcënoi. Në lidhje me këtë ngjarje ka nisur hetimet Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, e cila po heton në gjendje të lirë gardistin. M.A. është bërë pjesë e Gardës së Republikës dy vite më parë.