Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Kaos në Kuvend/ “Opozita nuk dorëzohet”, Zhupa kundër ‘Diellës’: S’pranojmë teatrin e Ramës, do të qëndrojmë në sallë
Programi qeverisës ‘Rama 4’ dhe kabineti i ri u votuan ditën e sotme me 82 vota pro në Kuvend, në një seancë që zgjati vetëm 25 minuta për shkak të kaosit të krijuar nga opozita. Lidhur me këtë deputetja e PD Ina Zhupa tha se opozita nuk kishte skenar për të krijuar kaos në Kuvend. E ftuar ditën e sotme në një emision televiziv, ajo u shpreh se gjithçka nisi kur fillojë që të transmetohej në monitorët e sallës fjala e ministres virtuale ‘Diella’. ‘Ne s’jemi kinema aty dhe ne bëmë një akt protestë për të thënë ndaloni. Ndërkohë që socialistët ishin duke duartrokitur për ‘Diellën’. Ne jemi parlament që funksionojmë edhe me akte si aprovimi dhe kundërshtimi siç janë zhurma. Nuk ishte skenar që...