Drejtues dhe financues i një rrjeti trafiku ndërkombëtar droge/ Dënohet me 17 vjet burg Islam Sefën 

Drejtues dhe financues i një rrjeti trafiku ndërkombëtar droge/ Dënohet me 17 vjet burg Islam Sefën 

Gjykata e Posaçme ka dënuar me 17 vite burg Islam Sefën, i akuzuar si drejtues dhe financues i një rrjeti të trafikut ndërkombëtar të drogës. Për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi i tij u ul në 11 vjet e 4 muaj heqje lirie.  NJOFTIM PËR MEDIAT 1.Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale që i përket procedimit penal nr. 150/2022, në ngarkim tëtëpandehurit Islam Sefa (alias Xaka), i akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Trafikim i narkotikëve” kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe më shumë se një herë (në 9 nëntë episode), të parashikuara nga nenet 283/a/2-28 pika 4 të K.Penal në lidhje me nenin 334/1...