Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Putin më ka zhgënjyer”, Trump: Mendoja se marrëdhënia me të do më ndihmonte të zgjidhja luftën në Ukrainë
Presidenti amerikan, Donald Trump falënderoi kryeministrin britanik, Sir Keir Starmer për “mikpritjen e mrekullueshme”, por nuk la pa kritikuar homologun e tij rus, Vladimir Putin për moszgjidhjen e konfliktit me Ukrainën. “Siç thashë mbrëmë, lidhja midis vendeve tona është e pakrahasueshme me asnjë tjetër në botë. Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar kanë bërë më shumë të mira në këtë planet sesa çdo dy komb në historinë e njerëzimit”, tha Trump. Duke iu referuar marrëveshjes tregtare SHBA-Britani e Madhe, Trump e përshkruan Starmer si një “negociator të ashpër” dhe madje bëri shaka me kryeministrin. “Mendoj se ishte një marrëveshje më e mirë për ju sesa për ne”, tha ai, përpara se Starmer të shtojë se “është një marrëveshje shumë e mirë për të dy”. Trump tha se ai dhe Starmer patën “një takim mjaft të mirë” me udhëheqësit e biznesit këtë pasdite, teksa vizita...