Veliaj kërkon ndryshimin e masës së sigurisë, zbulohet relatorja dhe data e seancës në Gjykatën e Lartë

Veliaj kërkon ndryshimin e masës së sigurisë, zbulohet relatorja dhe data e seancës në Gjykatën e Lartë

Gjykata e Lartë ka caktuar datën 2 tetor, ora 13:35, për të shqyrtuar kërkesën e bërë nga kryebashkiaku Erion Veliaj, për ndryshim të masës së sigurisë. Relatore për këtë çështje është zgjedhur gjyqtarja Albana Boksi. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë për masën e sigurimit. Çështja ndaj Veliaj është dërguar për gjykim nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Veliaj akuzohet për pesë vepra penale, korrupsion pasiv në 9 raste, pastrim parash, fshehje pasurie, shpërdorim detyre dhe futje e sendeve të ndaluara në qeli. Edhe bashkëshortja e Veliajt, Ajola Xoxa akuzohet për veprat penale korrupsion pasiv në 9 raste, pastrim parash, fshehje pasurie dhe mosdeklarim i të ardhurave. Për gjykim janë dërguar edhe 16 persona të...