Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Hetimet/ Ja kush e porositi vrasjen e biznesmenit, u ekzekutua për 30 mijë Euro
Përplasja për një pronë në Selitë dyshohet se është motivi i ekzekutimit mafioz të biznesmenit Bujar Nasufi, i vrarë në janar të këtij viti në sy të bashkëshortes. Trualli i banesës, që dikur i përkiste babait të tij dhe ishte shitur tek familja Xhani, komshinjë e tyre, vijonte të figuronte në emër të Nasufit. Në momentin e shpronësimit për ndërtimin e Unazës së Madhe, kompensimi financiar prej rreth 30 mijë euro përfundoi në llogarinë e familjes Nasufi, duke ndezur konfliktin mes dy familjeve. Hetimet e policisë kanë çuar në identifikimin e dy personave që dyshohet se porositën atentatin, vëllezërit Voltan dhe Jugert Xhani. Ata akuzohen se qëndrojnë pas porositjes së eliminimit të 56-vjeçarit, i cili u qëllua teksa po parkonte makinën pranë banesës së tij. Ekzekutimi mendohet të jetë kryer nga...