Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Qendrat për emigrantët janë të nevojshme”, ministri italian: Aktualisht përdoren si qendra riatdhesimi
Gjatë një interviste për kanalin televiziv italian LA7, Ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Piantedosi ka folur për qendrat e riatdhesimit të emigrantëve, të ngritura nga qeveria e vendit të tij në Shqipëri. I pyetur për dobinë e tyre, Piantedosi u përgjigj se janë të nevojshme pasi siç ai thotë janë një lloj modeli i asaj që Evropa po përpiqet të konfirmojë. “Ne kishim, kemi dhe do të kemi nevojë për to. Siç e kemi thënë qendrat e pritjes janë një shembull i asaj që Evropa po përpiqet të afirmojë edhe në përgatitjen e rregullave dhe rregulloreve që së shpejti do të hyjnë në fuqi“, tha Piantedosi. Piantendosi theksoi pozicionin e Shqipërisë, si vend që ndodhet pranë Italisë, por edhe një shtet kandidat për anëtarësim në BE,...