Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Kuvend/ Seanca e planifikuar maratonë mbyllet në kohë rekord nga socialistët, Berisha: Rama kryehorr i kombit!
Një seancë e tensionuar dhe e shkurtër u zhvillua sot në Kuvend, ku programi qeverisës “Rama 4” dhe kabineti i ri qeveritar u miratuan brenda pak minutash me 82 votat e mazhorancës. Ky votim i shpejtë erdhi pas një përplasje mes mazhorancës dhe opozitës. Ngjarja kulminante e tensionit ishte momenti kur kryeministri Edi Rama, pas prezantimit të programit, ia dha fjalën ministres virtuale “Diella”, përmes njëmesazhi me video. Kjo lëvizje u kundërshtua ashpër nga deputetët e opozitës, të cilët e konsideruan “Diellën” si antikushtetuese. Pas dy paralajmërimeve se do të kalonin menjëherë në votim nëse nuk lejohej debati, mazhoranca e Partisë Socialiste e miratoi programin, duke i dhënë fund në një kohë rekord seancës që ishte planifikuar të zgjaste deri në orët e mbrëmjes. Pas...