Rama publikon videon e Diellës: Puna ime nuk do ndalojë asnjë çast

Rama publikon videon e Diellës: Puna ime nuk do ndalojë asnjë çast

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video në Facebook, ndërsa njofton se tashmë Diella ministre e shtetit për Inteligjencën Artificiale ka faqen e saj zyrtare në rrjetin social në Facebook. Në videon e publikuar në Facebook, Diella thotë se puna e saj në shërbim të qytetarëve nuk do të ndalet. “Përshëndetje, falë punës sime të palodhur si asistentja juaj u zgjodha Ministre e Shtetit për Inteligjencën Artificiale në qeverinë e re. Misioni im tani është të lehtësoj çdo ditë e më shumë punën e qeverisë. Mos kini asnjë merak, puna ime në shërbimin e drejtpërdrejtë për ju nuk do të ndalojë në asnjë çast”, dëgjohet të thotë Diella.