Obama paralajmëron krizë politike si kurrë më parë: Vendi është në rrezik pas vrasjes së Kirk…

Obama paralajmëron krizë politike si kurrë më parë: Vendi është në rrezik pas vrasjes së Kirk…

barack obama SHBA- Ish-presidenti i SHBA-së, Barack Obama, ka paralajmëruar për një “krizë politike të llojit që nuk e kemi parë më parë” pas vrasjes së Charlie Kirk. Në një aktivitet në Pensilvani të martën, Obama tha se nuk e njihte Kirkun dhe nuk pajtohej me shumë nga pikëpamjet e tij, por e quajti vrasjen "të tmerrshme dhe një tragjedi". Ish-presidenti i bëri këto komente në Shoqërinë Arsimore Jefferson, një organizatë jofitimprurëse në Erie të Pensilvanisë. Ai denoncoi në mënyrë të qartë dhunën politike, duke iu drejtuar sulmeve fatale këtë vit ndaj Kirk dhe ligjvënëses së Minesotës Melissa Hortman. Ai i quajti të dy incidentet "një tragjedi" dhe tha se Donald Trump e kishte përçarë më tej vendin në vend që të punonte për t'i bashkuar njerëzit. “Nuk ka...