Aksident i rëndë në aksin Tiranë-Elbasan, makina del nga rruga dhe përmbyset (Detaje)

Aksident i rëndë në aksin Tiranë-Elbasan, makina del nga rruga dhe përmbyset (Detaje)

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Tiranë–Elbasan, në vendin e quajtur Dopaj ku një automjet dyshohet se po qarkullonte me shpejtësi mbi normat e lejuara. Si pasojë e humbjes së kontrollit mbi drejtimin, automjeti ka dalë nga korsia e rrugës dhe është përplasur me barrierat mbrojtëse anësore.Përplasja ka sjellë përmbysjen e automjetit, por fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar me pasoja të rënda në radhët e pasagjerëve apo e drejtuesit. Autoritetet ndodhen në vendngjarje për të sqaruar rrethanat e aksidentit dhe për të siguruar mbarëvajtjen e qarkullimit rrugor në zonë.