“Nuk jam deputete e PD-së”, Mesila Doda reagon për Top Channel: S’u konsultova për grupet, do vazhdoj kauzat e PDIU

“Nuk jam deputete e PD-së”, Mesila Doda reagon për Top Channel: S’u konsultova për grupet, do vazhdoj kauzat e PDIU

“Nuk jam deputete e PD-së”, thotë Mesila Doda në një reagim për Top Channel, lidhur me vendimin që mori për të qenë deputetë e pavarur. Doda pretendon se nuk është konsultuar për grupet e krijuar në parlament, ndërsa thekson se do të vazhdojë të mbrojë kauzat e opozitës dhe PDIU-së. “Unë jam deputete e opozitës dhe PDIU-së. Nuk jam konsultuar për konfigurimet e grupeve që janë krijuar. Do të vazhdoj të mbaj kauzat e opozitës dhe të PDIU-së. Nuk ka një grup të përbashkët opozitar sikurse ishte ne zgjedhje ku do ishte normale te ishim të gjithë pjesë”, shprehet Doda për Top Channel. Gazetarja e Top Channel, Elda Menga raportoi më herët se në deklarimin që Doda ka bërë në Kuvend shprehet se nuk është...