41.2 miliardë lekë tepër në arkën e shtetit, tatimi mbi pagat dhe kontributet shoqërore e shëndetësore po mbushin buxhetin

41.2 miliardë lekë tepër në arkën e shtetit, tatimi mbi pagat dhe kontributet shoqërore e shëndetësore po mbushin buxhetin

Buxheti i shtetit për 8 muajt e parë të vitit ka arritur të mbledhë më shumë të ardhura dhe të kryejë më pak shpenzime. Treguesit fiskalë nga Ministria e Financave për 8 mujorin bëjnë të ditur se janë arritur të mblidhen rreth 498.6 miliardë lekë, 33.9 miliardë lekë ose 7.3 % më shumë. Janë të ardhurat e siguruara nga kontributet shëndetësore dhe shoqërore si dhe tatimi mbi pagën që kanë kontribuar më së shumti. Ndikuar kryesisht nga reforma anti informalitet e ndërmarrë nga qeveria si dhe rritja e pagave. Në të ardhurat e mbledhura nga administrata tatimore të cilat arritën në 173.4 miliardë lekë, kanë kontribuar ndjeshëm dhe  TVSH e arkëtua neto, tatimi mbi fitimin neto dhe taksat nacionale. Ndërsa të ardhurat e mbledhura nga...