Droni “fik” shoferët/ Parakalimet e rrezikshme, nën ‘kontroll të hekurt’

Droni “fik” shoferët/ Parakalimet e rrezikshme, nën ‘kontroll të hekurt’

Gjashtë shoferë kanë marrë gjoba të majme për shkak të parakalimeve të gabuara në aksin rrugor Shkodër-Hani i Hotit. Policia ka monitoruar me dron këtë aks, duke konstatuar disa shkelje të rregullave të qarkullimit, të cilat përbëjnë burim të lartë rreziku për përfshirje në aksidente. Njoftimi i Policisë: “Gjatë monitorimit me dron, në aksin rrugor “Shkodër-Hani i Hotit”, u konstatuan 6 drejtues automjetesh duke kryer parakalime të rrezikshme. Këta drejtues automjetesh u ndëshkuan me masa administrative që variojnë nga 6 000 deri në 12 000 lekë. Policia Rrugore e Shkodrës apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të mos kryejnë parakalime të gabuara, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit dhe të mos drejtojnë mjeti...