Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Shkarkimi i Veliajt, mblidhen sot këshilltarët e PS. Kryebashkiaku gati për përballje në Kushtetuese, ndërpret prej një jave postimet në rrjetet sociale
Këshilltarët socialistë në Këshillin Bashkiak të Tiranës do të mblidhen sot për të diskutuar mbi procedurën që do të ndjekin për shkarkimin e kryebashkiakut në detyrë Erion Veliaj. Burimet bënë të ditur se mbledhja e tyre do të zhvillohet në orën 17:00 në selinë e Partisë Socialiste. Ky hap i këshilltarëve socialistë vjen pas deklaratës së një jave më parë të kryeministrit Rama në Asamblenë e PS-së, i cili teksa kërkoi edhe nisjen e procedurës dhe gjetjen e bazës ligjore për largimin e Veliajt, bëri të ditur se Ogerta Manastirliu do të jetë kandidate e socialistëve në zgjedhjet e parakohshme në kryeqytet. Nga ana tjetër avokatët e kryebashkiakut në detyrë, pritet që të vijojnë betejën e tyre ligjore edhe në Kushtetuese pasi Këshilli Bashkiak i...