Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Zgjedhja e kryetarit të Vlorës/ Pas dorëheqjes së Ermal Dredhës, mblidhet kryesia e Këshillit Bashkiak
Kryesia e Këshillit Bashkiak të Vlorës mblidhet për të caktuar datën e mbledhjes jashtë radhe për zgjedhjen e kryetarit në detyre. Pas dorëheqjes se kryetarit te Bashkisë, Ermal Dredha, te nisi procedura ligjore për caktimin e një kryetari te përkohshëm ne detyre. Bazuar në ligjin “Për vetëqeverisjen vendore”, në raste te tilla Këshilli Bashkiak duhet te caktojë një nga nënkryetarët e bashkisë që do te ushtroje funksionet e kryetarit deri ne zgjedhjen e kryetarit te ri. Për ketë qellim, në orën 11:00, është mbledhur Kryesia e Këshillit Bashkiak Vlorë për të përcaktuar datën e zhvillimit të një mbledhjeje jashtë radhe të Këshillit Bashkiak, me rend dite: “Caktimi i nënkryetarit që do të ushtrojë përkohësisht detyrën e kryetarit te Bashkisë Vlorë”.