Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Kryeministri Rama takohet me Mark Rutte: Ju po bëni shumë, Shqipëria gjithmonë mund të mbështetet te NATO
Kryeministri Rama, zhvilloi një takim të rëndësishëm me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, në kuadër të forcimit të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe aleancës transatlantike. Ky takim vjen në një moment kyç për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit, fokusi i diskutimeve u vu dhe tek roli i Shqipërisë në misionet e NATO-s. Të dy liderët theksuan angazhimin e përbashkët për rritjen e kapaciteteve të mbrojtjes dhe forcimin e lidhjeve mes Shqipërisë dhe NATO-s. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte: ! Është një nder i vërtetë që të kem mikun tim të ngushtë, Edi Rama, Kryeministrin e Shqipërisë, që na viziton. Shqipëria është një aleate e palëkundur. Shqipëria do të mbërrijë 2% e shpenzimeve ushtarake këtë vit, që është një angazhim i madh. Shqipëria...