Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Përse e këshilluan 17 këshilltarë Spiropalin, si ta ngrinte sa më lart ‘Skënderbeun‘ e qeverisë!
Historia e këshilltarëve të Hekalit lidhet me një ngjarje të ndodhur në Fier diku nga fundi i vitit 1943, ku në fshatin Gorishovë u pushkatuan 11 burra. Këta ishin këshilltarë të fshatit Hekal. Për gati 70 vjet, shqiptarëve iu servir një histori e manipuluar e ngjarjes nga diktatura e Enver Hoxhës. Madje kjo u bë edhe film, siç thotë Elisa. Sipas këtij varianti, 11 këshilltarët u pushkatuan nga gjermanët për rezistencën e tyre patriotike kundër okupatorit. Historia e vërtetë është shumë ndryshe. Këshilltarët u vranë për hasmëri nga një fshatar i kamur i zonës, që quhej Isuf Hasani. Disa hekaliotë i kishin vrarë vëllain Isuf Hasanit, dy apo tre ditë më parë. Ky kishte informacionin që vrasësit ishin këshilltarë në Hekal, por nuk e dinte...