Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Shkarkimi i Veliajt? Këshilltarët e PS thirren sot në mbledhje të jashtëzakonshme
Këshilltarët bashkiakë të Partisë Socialiste në Tiranë kanë thirrur sot në orën 17:00 një mbledhje të jashtëzakonshme. Ndonëse nuk është komunikuar tema e mbledhjes, aludohet se ajo do zhvillohet për të diskutuar dhe vendosur mbi shkarkimin e kryetarit aktual të Bashkisë, Erion Veliaj. Sipas burimeve të brendshme të partisë, mbledhja është thirrur pas një periudhe tensioni të brendshëm dhe pasigurie në lidhje me drejtimin e Bashkisë së Tiranës. Disa anëtarë të djathtë të Këshillit Bashkiak kanë shprehur shqetësime për mënyrën e menaxhimit të projekteve të ndryshme dhe për marrëdhëniet e krijuara me qytetarët. Ata kanë kërkuar një analizë të thelluar të performancës së Veliajt dhe një diskutim të hapur mbi mundësinë e ndryshimit të drejtimit të Bashkisë. Ata kanë theksuar se ky është një moment i rëndësishëm për të vlerësuar angazhimin e PS-së për transparencë dhe përgjegjësi. Ky është veprimi i parë për nisjen e procedurave për shkarkimin e kryebashkiakut të Tiranës, i cili ndodhet në paraburgim që prej 10 shkurtit të këtij viti.