Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Shtator me temperatura vere/ Njihuni me parashikimin e motit për këtë të mërkurë
Këtë të mërkurë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët me alternime vranësirash. Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare era do të fryjë me shpejtësi deri në 15 m/s. Valëzimi në det do të jetë i forcës 1-3 ballë. Temperaturat maksimale pritet të shkojnë deri në 34 gradë Celsius në qytetin e Beratit, ndërsa vlerat minimale do të bien në 14 gradë Celsius.