Tre demokrate kalojnë tek PL, ja deputetet që Berisha i dha Metës për të formuar Grupin

Tre demokrate kalojnë tek PL, ja deputetet që Berisha i dha Metës për të formuar Grupin

Partia e Lirisë ka zyrtarizuar grupin e saj parlamentar në Kuvend për Legjislaturën e re. Katër deputetëve që ishin në listat e sigurta më 11 maj nga radhët e PL-së i shtohen dhe 3 deputetë të PD-së për të formuar grupin e dytë parlamentar brenda radhëve të opozitës në parlament. Ina Zhupa dhe Ledina Alilolli, së bashku me deputeten më të re të Elbasanit Klodiana Çapja, i janë bashkuar Grupit Parlamentar të Partisë së Lirë, i cili gjithashtu përbehet nga Tedi Blushi, Erisa Xhixho, Edomnd Haxhinasto edhe Brunilda Haxhiu. Një vendim i tillë është marrë, pasi për të krijuar një grup parlamentar duhet së paku 7 deputetë. Duket se Berisha edhe Meta janë dakordësuar për krijimin e së paku dy grupe parlamentare, për të vijuar...