“Netanyahu, i lidhur ideologjikisht me Hitlerin”/ Erdogan shpërthen në akuza ndaj liderit izraelit: Do të ketë të njëjtin fat me udhëheqësin nazist

“Netanyahu, i lidhur ideologjikisht me Hitlerin”/ Erdogan shpërthen në akuza ndaj liderit izraelit: Do të ketë të njëjtin fat me udhëheqësin nazist

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, ka lëshuar deklarata të forta ndaj kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, duke e krahasuar atë me Adolf Hitlerin. “Ata që qeverisin Izraelin nuk janë gjë tjetër veçse një rrjet vrasësish që e kanë transformuar vizionin e tyre radikal në një ideologji fashiste. Në këtë kuptim, Netanyahu është praktikisht i lidhur ideologjikisht me Hitlerin. Ai e zotëron këtë karakteristikë,” tha Erdogan, duke folur me gazetarët pas kthimit nga samiti i Dohas, raporton Anadolu. Sipas presidentit turk, edhe Netanyahu, njësoj si Hitleri, nuk është në gjendje të parashikojë “humbjen e pashmangshme që e pret”. “Ashtu si Hitleri, i ndikuar nga progresi i bërë, nuk ishte në gjendje të parashikonte humbjen që e priste, Netanyahu do të pësojë të njëjtin fat përfundimtar. Unë...