Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Mbështetja ndaj Putin ‘i kushton’ shtrenjtë Ficos, socialistët e BE-së përjashtojnë partinë e kryeministrit sllovak
Partia e Socialistëve Evropianë ka votuar për të përjashtuar përgjithmonë partinë Smer të Sllovakisë, të udhëhequr nga kryeministri Robert Fico, sipas katër zyrtarëve që janë në dijeni të vendimit. Udhëheqja e partisë socialiste mori vendimin unanim në një takim të enjten e kaluar, sipas zyrtarëve, të cilëve iu dha anonimiteti për të folur lirisht rreth diskutimeve të brendshme. Vendimi do të duhet të ratifikohet në një takim në Amsterdam midis 16 dhe 18 tetorit. Vendimi vjen, pasi Fico i shtrëngoi dorën Vladimir Putinit në Moskë në maj, përpara festimeve vjetore të Ditës së Fitores në Rusi. Fico vizitoi Pekinin në javën e parë të shtatorit, ku u takua me presidentin kinez Xi Jinping dhe atë të bjellorusisë Alexander Lukashenko. Anëtarësimi i Smer në Socialistët Evropianë...