Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Shpejtësia e Shqipërisë është mbresëlënëse”, Marta Kos-Ramës: Vazhdoni me këtë ritëm
Shqipëria është një hap më pranë BE, duke hapur sot edhe negociatat për grupkapitullin IV: “Agjenda e Gjelbër dhe Ndërlidhja e Qëndrueshme”. Kryeministri Edi Rama dhe Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos mbajtën një konferencë për shtyp në Bruksel. Kos u shpreh se shpejtësia e Shqipërisë është mbresëlënëse. Ajo iu drejtua kreut të qeverisë, duke i thënë që të vazhdojë me këtë ritëm. “Shpejtësia e Shqipërisë është mbresëlënëse. Kjo na çon në 5 grupkapituj të hapur dhe 28 të çelur. E di që presidenca daneze dhe vendet anëtare janë të përkushtuara për progres. Do të jetë më shpejt, më lart dhe një punë në ekip. Ky rezultat është rrjedhojë e punës së autoriteteve shqiptare, pavarësisht zgjedhjeve që janë zhvilluar. Vendi juaj i dashur, kryeministër, tregon...